Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elinara Shehu: Nga skena e artë te rrëfimet që të drithërojnë – jeta mes muzikës, dhimbjes dhe rilindjes

schedule12:37 - 23 Prill, 2026

schedule 12:37 - 23 Prill, 2026

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, këngëtarja Elinara Shehu vjen me një rrëfim të thellë, emocional dhe pa filtra, duke risjellë në kujtesë një rrugëtim artistik mbi 30-vjeçar. Nga momenti kur u ngjit në skenë në “Këngët e Stinës” krah Aleksandër Gjoka, e deri te bashkëpunimet provokuese me Kastro Zizo, Elinara mbetet një figurë që ka ditur të sfidojë kohën dhe paragjykimet.

E njohur për këngën “Nuk ndjej vetmi”, ajo rrëfen se sot, në prag të 51-vjetorit, nuk e ka më dashurinë si prioritet. Pas një lidhjeje 18-vjeçare dhe një divorci të vështirë, ajo ka zgjedhur të mos vrapojë më pas marrëdhënieve, por të gjejë lumturinë te familja, pasionet dhe vetja. Vajzat e saj janë rritur dhe kjo i ka dhënë hapësirë të rindërtojë jetën sipas dëshirës së saj.

Por jeta e saj nuk ka qenë vetëm dritë. Humbja e nënës para 9 muajsh mbetet një plagë e hapur, një boshllëk që nuk mund të zëvendësohet. “Një pjesë e imja iku me të përgjithmonë”, shprehet ajo mes emocionesh.



Mes sfidave, paragjykimeve për divorcin, një aksidenti të rëndë dhe lodhjes emocionale pas eksperiencës në “Ferma VIP”, Elinara Shehu sot duket më e qartë se kurrë për atë çfarë kërkon nga jeta: qetësi, autenticitet dhe lumturi pa sforcim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!