Greicevci: Duhet marrëveshje mes 2-3 palëve politike në Kosovë, ose shkojmë sërish në zgjedhje

schedule20:32 - 13 Janar, 2021

schedule 20:32 - 13 Janar, 2021

Labinot Greicevci, ekspert pranë institutit Ridea në Kosovë thotë se duhet një marrëveshje mes dy apo tre aktorëve politikë që të krijohet një stabilitet, për të shkuar drejt zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë së Kosovës. Duke folur në emision Ballkan me gazetaren Linda Karadaku, Greicevci deklaroi se nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin e ri në fillim të legjislaturës atëherë mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda 2-3 muajve, akoma pa u formuar ekzekutivi i ri.

“Nuk shoh ndonjë problematikë sa i përket organizimit të zgjedhjeve në mënyrë korrekte apo zgjedhje të lira dhe demokratike. Sistemi politik në Kosovë dhe në veçanti sistemi zgjedhor proporcional ku kemi 20 vende për pakicat e krijon këtë lloj situate në qeveri. Prandaj në këtë aspekt nuk do të mund të thohja se zgjedhjet të reja nuk do të ndodhin në një të ardhme të afërt përsëri. Këto zgjedhje pritet të prodhojnë edhe një president të ri në Kosovë. Për të zgjedhur një president kërkohen që në seancë të jenë 80 deputetë preh 120.

 Jo vetëm që e bën më të pasigurt por nëse nuk do të ketë dialog, do të thotë se Kosova nëse nuk e zgjedh presidentin në fillim të kësaj legjislature mund të përfundojë në zgjedhje të reja përsëri të jashtëzakonshme brenda 2-3 muajve pa u formuar ende ekzekutivi i ri. Nëse do ketë ngërç në hapin e parë apo të dytë nuk do arrijmë fare në hapin e tretë që është zgjedhja e qeverisë së Kosovës. Ky është një skenar.

Duhet të ketë një marrëveshje të madhe mes aktorëve politikë në Kosovë për të formuar një shumicë në Kuvend.  Duhet të kemi një marrëveshje që të krijohet stabilitet. Kjo do të krijonte mundësinë që të zgjidhet presidenti dhe qeveria e Kosovës”, deklaroi Greicevci.

Ai theksoi se sondazhet e muajve të fundit flasin për një përparësi të Vetëvendosjes , por shtoi se asaj do i duhet të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë e tjera politike. Kjo pikë, shtoi ai komplikohet edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili parimisht i ndalon Albin Kurtit të kandidojë për deputet por jo për kryeministër. Por edhe në këtë rast ai sërish duhet të kalojë në filtrin e Gjykatës Kushtetuese nëse të paktën 30 deputetë të Kuvendit e dërgojnë për shqyrtim figurën e tij për mbajtjen e postit të kreut të qeverisë.

“Duhet të kemi parasysh të kaluarën dhe mentalitetin e lidershipit të partive politike në Kosove, gjasat që të kemi një marrëveshje të tillë nuk duken shumë në horizont në këtë moment. Sondazhet e disa muajve të fundit flasin për një përparësi të Vetëvendosjes. Duket që ajo do të jetë partia e parë politike në Kuvend. Diferenca mes të parit dhe të dytit duket që do të jetë e madhe në një formë apo tjetrën.

Me gjasë nuk do të ndodhë që të kemi një fitore të tillë të Vetëvendosjes pa formuar koalicion me ndonjë nga partitë e tjera politike shqiptare. Gjërat nuk duken aq të lehta në shikim të parë. Këtë e komplikon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese është krijuar një traditë që ato respektohen. Edhe në këtë rast pres që të respektohen.

Unë nuk jam jurist dhe t’i jap përcaktim të saktë asaj që ka nxjerrë GJK por Kurti nuk do të mund të ndalojë që të kandidojë për kryeministër. Në këtë skenar do të ndodhte që në momentin që do të nominohej për kryeministër, atëherë 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës mund ta çojnë në Kushtetuese përsëri për të marrë miratimin nëse mund ta drejtojë ai qeverinë. Po duket se çdo gjë po sillet rreth GJK”, përmbylli ai./mv.abcnews.al