Ambasadorja e BE, Vlahutin takim për pronat në Vlorë

schedule11:19 - 27 Mars, 2018

schedule 11:19 - 27 Mars, 2018

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e shoqëruar edhe nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj udhëtuan drejt Vlorës. Takimin e parë ato e bënë me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli. Aty Vlahutin tha se ndodhen në Vlorë për t’u takuar me banorët lidhur me çështjen e pronave si një e drejtë themelore për ta. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa pritet që në fund të takimeve Vlahutin të dale edhe në një konferencë shtypi. /abcnews.al