Ambasada ruse në Tiranë shpërndan deklaratën e zyrtares: Qëllimi i operacionit ushtarak, mbrojtja e popullsisë

schedule19:01 - 25 Shkurt, 2022

schedule 19:01 - 25 Shkurt, 2022

Ambasada ruse në Tiranë ka ndarë faqen e saj zyrtare mesazhin e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharova.

Selia diplomatike ruse në vendin tonë ka shkëputur një citim ku Zakharova shprehet se qëllimi i operacionit të Rusisë në Donbass mbrojtja e popullsisë civile, e cila sipas saj, përgjatë 8 viteve i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit nga ana e regjimit të Kievit.

Lexo edhe: Putin kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Mos kërkoni të futeni në NATO se do keni pasoja

“Qëllimi i operacionit ushtarak të Rusisë në Donbas është mbrojtja e popullsisë civile, e cila përgjatë tetë viteve i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit nga ana e regjimit të Kievit.

Një detyrë tjetër e operacionit është të sjellë regjimin marionetë përpara përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë këtyre viteve kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse, si edhe të realizojë demilitarizimin e denazifikimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al