Ambasada amerikane akordon fondin: Në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Burgjeve

schedule16:41 - 3 Tetor, 2019

schedule 16:41 - 3 Tetor, 2019

Më 1 Tetor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar një fond shtesë prej 920 mijë dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në vendin tonë. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thotë se ndihma shtesë do të ketë në shënjestër Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

“Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të Profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara mbreten të përkushtuara për t’i mbështetur përpjekjet për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.

“Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar”, thotë ambasada që me fondin e fundit shtesë e ka rritur totalin e mbështetjes së SHBA tek programet e ligjzbatimit në vendin tonë në 5.1 milionë dollarë.

/abcnews.al