Alibeaj: Situata në PD erdhi nga 9 shtatori, Berisha nuk sakrifikon asgjë për demokratët

schedule20:17 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 20:17 - 22 Dhjetor, 2021

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në këtë parti nuk ka asnjë lloj lufte. Duke folur në “Radarin Informativ”, Alibeja ka theksuar se gjithçka që për situatën aktuale të PD nisi me 9 shtator, ku Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij “non grata”.

“Në PD ka një situatë të qartë që prej 9 shtatorit. Arsyeja fillon dhe mbaron më 9 shtator. Ne kemi respektuar statutin dhe jemi të pjekur. Kjo situatë në PD është e thjeshtë. A do kemi ne përkrah SHBA në luftën kundër regjimit apo jo ? Dhe a jemi të priru të sakrifikojë diçka për demokratët? Një situata i ka rënë për pjesë Berishës që nuk po e bën. PD po e menaxhon mirë situatën dhe është e matur.” tha Berisha.

Alibeaj u ndal tek një tjetër temë e “nxehtë” në PD, ajo e Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga Lulzim Basha. Alibeaj u pyet për arsyet se pse nuk janë bërë publike emrat e delegatëve, ndërsa sipas tij këto emra janë lexuar të gjitha live në Kuvendin Kombëtar.

“Janë publikuar emrat e delegatëve që nënshkruan njoftimin. Tre ditë më parë se mbledhja. U publikua numri i proces votimit. Emër për emër të gjithë delegatët që morën pjesë në Kuvend.” tha Berisha. /abcnews.al/