Albin Kurti: Me Serbinë ne duhet të kemi reciprocitet të plotë tregtar

schedule12:09 - 4 Shkurt, 2020

schedule 12:09 - 4 Shkurt, 2020

Para katër muajsh në Kosovë u votua për zgjedhjen e qeverisë së re. Tashmë 44 vjeçari Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes është kryeministri i ri i vendit.

Në këtë mënyrë nis reportazhi i shkurtër i Euronews për atë që ndodhi të hënën në parlamentin e Kosovës, ku më në fund iu dha drita e gjelbër qeverisë së re të drejtuar nga Kurti.

Rezultatet  e zgjedhjeve në vend panë Vetëvendosjen me 29 deputetë dhe lidhjen demokratike të Kosovës me 28 të tillë. Për katër muaj të dy partitë u përplasën për atë që duhet të merrte postin e kryeministrit, deri sa më në fund Kurti u zgjodh.

Ai mori 66 vota pro dhe 10 kundër në seancën e të hënës ndërsa opozita bojkotoi votimin. Kurti ka një profil populisti dhe ka premtuar të reduktojë në 15 numrin e ministrive nga 22 që ishin nën drejtimin e tashmë ish kryeministrit Haradinaj. Ai gjithashtu premton të çrrënjosë korrupsionin në vendin e vogël ballkanik. Gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës ai u shpreh se ekzekutivi i tij do të jetë ai që do kursejë paratë publike. Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën në tetor të vitit të kaluar pas dorëheqjes në verë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë nga prokurorët që merren me krimet e luftës.

Marrëveshja për qeverinë e re u arrit një ditë para skadencës së afatit dy javor të vendosur nga presidenti Hashim Thaçi, dhe pas vizitave në vend të zyrtarëve të lartë si përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështje të jashtme Xhozef Borel dhe i dërguari special i SHBA-së për Serbinë dhe Kosovën, ambasadori Ricard Grenell.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por ajo nuk pranohet nga Beogradi. Kurti ka premtuar se do të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë ku ai ka vuajtur 2 vjet e gjysëm në burg për aktivitetet e tij me Vetëvendosjen. Ai u la i lirë në vitin 2001. Kryeministri i ri i vendit u shprej se ishte gati të drejtonte Kosvën në bisedimet e ardhshme me Serbinë.

Tema e parë e diskutimeve do të jetë tarifa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbë, të vendosur nga qeveria e mëparshme. Tarifë që nga Beogardi cilësohet si jo civile. Kurti tha se në të ardhmen tregtia mes dy shteteve do të bazohet në reciprocitet.

“Me Serbinë ne duhet të kemi reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik dhe politik” theksoi ai. /abcnews.al