Alarm për bombë, evakuohen dy godina në Britaninë e Madhe

schedule19:07 - 3 December, 2019

schedule19:07 - 3 December, 2019

Pranë një kolegji në Britani është raportuar një alarm për bombë, lajm i cili vuri në lëvizje autoritetet e policisë.

Në bazë të hetimeve paraprake policia deklaroi se një çantë e lënë pranë një biznesi shkaktoi panik dhe gjendje alarmi. Ata thonë se pas verifikimeve të forcave xhenerike dhe të qenve të trajnuar rezultoi se alarmi ishte fals. Ndërsa një dëshmitar okular deklaroi se dy godina u evakuuan menjëherë pas alarmit./abcnews.al