Akuzohen për shpërdorim detyre, dy zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës në pranga

schedule14:28 - 1 Mars, 2021

schedule 14:28 - 1 Mars, 2021

Pas ministrisë së Bujqësisë një tjetër aksion policor është zhvilluar këtë të hënë në Kosovë në institucionet e larta të sigurisë.

Mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, dhe gjithashtu është shoqëruar një tjetër person.

Personat që janë shoqëruar në stacionin policor janë të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në deklaratën e policisë për mediat.

Arrestimet e sotme janë vazhdimësi të javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj./abcnews.al