Akti i 23-të i Superiores në dy ditë: Spikat Vllaznia-Kukësi, betejë për Teutën

schedule08:34 - 4 Mars, 2021

schedule 08:34 - 4 Mars, 2021

Superiorja nuk ka kohë për të humbur. Java e 23-të zhvillohet të dielën dhe të hënën dhe ka disa ndeshje mjaft interesante. Gara për titullin kampion është kthyer në një ekuacion, pasi tani Vllaznia ka vetëm një pikë më shumë se Laçi e Teuta.

Shkodranët këtë javë luajnë në shtëpi kundër Kukësit, të dielën. Ky duel do të jetë përmbyllësi i javës dhe sigurisht Vllaznia do të jetë në presion në rast se rivalët e tjerë fitojnë. Laçi e ka më të lehtë në letër, pasi pret në të njëjtën ditë me kuqeblutë Apoloninë.

Gjithsesi në kampin kurbinas nuk mund t’i nënvlerësojnë fierakët, pasi fazën e shkuar janë mposhtur prej tyre dhe jo më larg se dje ndalën edhe Partizanin. Teuta ka një mision më të vështirë, pasi luan në transfertë me Bylisin. Ballshiotët janë të dënuar të fitojnë, prej gjendjes së tyre në klasifikim.

Partizani rikthehet të luajë në Elbasan dhe është i dënuar të fitojë kundër Skënderbeut të vendit të fundit. Të kuqtë nuk kanë gabuar më parë me korçarët këtë sezon dhe tentojnë të përsëritin vetveten. Të dielën luan edhe Tirana, që përballët në Kamzë me Kastriotin që u ka hapur probleme shumicës së ekipeve të kreut. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E diel, më 7 mars 2021

Ora 13:00 | Bylis-Teuta
Ora 13:00 | Kastrioti-Tirana
Ora 16:00 | Partizani-Skënderbeu

E hënë, më 8 mars 2021
Ora 13:00 | Laçi-Apolonia
Ora 16:00 | Vllaznia-Kukësi