Aksioni policor në Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgimin e 11 të arrestuarit

schedule13:46 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:46 - 25 Shkurt, 2021

Pas operacionit të zhvilluar një ditë më parë në ministrinë e Bujqësisë dhe në disa komuna në Kosovë, prokuroria ka kërkuar paraburgimin e 11 personave, nga 12 të arrestuarit.

Masa e paraburgimit është kërkuar për personat e ndaluar pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 24 shkurt në komunat Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istog dhe Lipjan.

Në mesin e 12 personave të ndaluar nga policia më 24 shkurt, janë edhe 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që funksiononin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë. Të ndaluarit është mësuar se kanë pozita të ndryshme brenda agjencisë.

Personat me inicialet S.Sh., L.S., H.M., B.N., K.Z. dhe A.U., është kërkuar të paraburgosen pas dyshimit se kanë kryer veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Katër të dyshuarit tjerë me inicialet D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., kërkohet të paraburgosen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” derisa S.S., për “dhënie të ndihmës ndaj kryesve pas kryerjes së veprave penale”. Personi me inicialet A.N., më 24 shkurt është shoqëruar në stacionin policor, por më vonë është liruar.

Në njoftimin e Prokurorisë është se përveç 433,160 eurove, policia ka konfiskuar gjatë bastisjeve edhe 600 dollarë, 200 fraga, 275 lira turke, 15 telefona, tetë vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë./abcnews.al