Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni i PSD-së para Qeverisë, policia: Nuk na lajmëruan, u lënduan dy zyrtarë të PK-së

schedule14:36 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:36 - 2 Shkurt, 2021

Policia e Kosovës  ka bërë me dije se nuk kanë qenë të njoftuar në lidhje me aktivitetin që përfaqësuesit e PSD-së kanë mbajtur para qeverisë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për Express ka thënë se edhe pse këtij grumbulli të personave iu është bërë e ditur se veprimet e tilla janë të palejuara, ata kanë shpërfillur urdhrat e policisë.

Të njëjtët bëjnë të ditur se si pasojë dy zyrtarë të policisë janë lënduar.



LEXO EDHE: Aksioni te Qeveria, PSD përplaset me policinë

“Sot rreth orës 12:15 në shesh në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se  veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

Si pasojë e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafitë.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë Ahmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!