Aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, një shofer i arrestuar, një nën hetim

schedule10:57 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:57 - 12 Nëntor, 2021

Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim në lidhje me aksidentin e trefishtë që ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, mbrëmjen e djeshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. U., 38 vjeç dhe proceduan shtetasin G. X., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugorë Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Si ndodhi  aksidenti? Fillimisht janë përplasur,  mjeti tip “Volkswagen” me “Benzin”. Një familjar i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është aksidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, Ramazan Zeka, këmbësori dhe Blerina Kaçorri pasagjere në mjetin tip “Benz”. be.k/abcnews.al