Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy makina aksidentohen në Fushë Krujë, familjari afrohet për t’i ndihmuar por përplaset nga një mjet tjetër

schedule20:40 - 11 Nëntor, 2021

schedule 20:40 - 11 Nëntor, 2021

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, mbrëmjen e sotme. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Abcnews.al mëson se fillimisht janë përplasur, mjeti tip “Mercedes” me targe  AA 699 AR me “Pasatt-in” me targe AA 008 DB, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip Renault AA 285 PX, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.



Si pasojë janë plagosur shtetasi Ramazan Zeka, këmbësori dhe Blerina Kaçorri pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 11.10.2021, në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K. Një familjar i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është askidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!