Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia raporton se rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Rruga e re” automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. K., është përplasur me automjetin tip ” Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh, dhe pasagjeri shtetasi N. P., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën../abcnews.al/


