Aksident në Shkodër, makina përplaset me kamionin vdes 63-vjeçarja, plagosen 3 të tjerë

schedule20:07 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 20:07 - 5 Dhjetor, 2019

Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër- Koplik ku për pasojë  2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti 1 person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se 63-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, pranë fshatit Shtoj i Vjetër.

Viktima është identifikuar si Marije Leka, ndërsa nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Nga informacionet e para raportohet se një mjet tip Benz është përplasur me një kamion rreth orës 17:50.

Të plagosurit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al