Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik, një prej makinave përfundon në avllinë e një banese

schedule22:15 - 24 Shtator, 2022

schedule 22:15 - 24 Shtator, 2022

Shkodër – Dy makina janë përfshirë në një aksident të rëndë në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Policia njofton se si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

 

Njoftimi:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është  përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

/abcnews.al/