Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Greqi, lëndohet emigranti shqiptar

schedule12:40 - 26 Korrik, 2022

schedule 12:40 - 26 Korrik, 2022

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në  autostradën “Ionia Odho”  në  Greqi.

Nga aksidenti është lënduar rëndë një emigrant shqiptar 60-vjeç, i cili ndodhej në një nga dy makinat që u përfshinë në aksident.

Si ndodhi aksidenti



Një fuoristradë kishte ndalur në rrugë për arsye të panjohura.

Ndërsa një tjetër mjet që po lëvizte në rrugë është përplasur me të duke bërë që makina të devijojë dhe të përplaset te barrierat anësore.

Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 60-vjeçar me origjinë shqiptare, ndërsa  pasagjerja ka marrë lëndime të lehta./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!