Aksident i rëndë në Fier, gomat dalin vendit, lëndohen shoferët

schedule23:41 - 19 Maj, 2022

schedule 23:41 - 19 Maj, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Fier-Levan në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni”.

Dy automjete, një Ford dhe një BMV X5 janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa janë lënduar drejtuesit e mjeteve. Të plagosurit janë shoqëruar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit.

Pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe orientimin e qarkullimit.

/abcnews.al