Adoleshenti pa patentë përplas “Benz”-in me avllinë në Shkodër

schedule20:06 - 25 Janar, 2022

schedule 20:06 - 25 Janar, 2022

Dy adoleshentë R. S., 15 vjeç dhe E. S., 16 vjeç banues në Dobraç janë plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë, rreth orës  19:30 në lagjen “Partizani” 15 vjeçari pa patentë ka marrë makinën tip “Benz” dhe së bashku me shokun e tij një vit më të madh gjatë gjatë udhëtimit kanë dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një avllie.

Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

/ Abcnews.al