Acari futet në Kuvend, dy deputetët “ngrijnë” së ftohti, i ngjiten kondicionerit për t’u ngrohur

schedule11:31 - 25 Janar, 2022

schedule 11:31 - 25 Janar, 2022

I ftohti polar duket se ka “zbritur” edhe në godinën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht masave të marra temperaturave disa gradë nën zero nuk u kanë rezistuar dy deputetët e opozitës, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula.

Teksa mbahej mbledhja në Komisionin e Ligjeve ata në një moment janë ngritur dhe kanë shkuar pranë kondicionerit për tu ngrohur.

I pari që është afruar pranë kondicionerit ka qenë deputeti Saimir Korreshi ndërsa më pas atij i është bashkuar pranë kondicionerit edhe Dashnor Sula. /abcnews.al/