Abuzoi me tenderin për përroin, dënohet ish-Kryebashkiaku i Krujës

schedule14:30 - 6 Korrik, 2018

schedule 14:30 - 6 Korrik, 2018

Gjykata e Krujës dënon ish-kryebashkiakun e Krujës Shkëlzen Hoxha. Gjatë gjykimit u provua se ai ka abuzuar me një tender për sistemimin e një përroi në Krujë me vlerë 8 milionë lekë. Treshja gjykuese me kryesues Ded Miri dhe Alfred Gjoni e Marçela Shehu, vendosi t’i pezullojë dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare. Gjykata urdhëroi që Shkëlzen Hoxhës t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare. /abcnews.al