A rrezikohet Shqipëria nga sulmet terroriste iraniane? Përgjigjet Edi Rama

schedule21:19 - 22 Shtator, 2022

schedule 21:19 - 22 Shtator, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, ka folur për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë për “Opinion” kryeministri Edi Rama është pyetur se sa e rrezikuar është Shqipëria nga një sulm terrorist iranian, Rama tha se deri në këto momente nuk ka informacione të tilla për një rrezik të shtuar.

Ndërsa shtoi se gjithsesi Shqipëria po monitoron gjithçka, pasi përballë kemi një regjim diabolik dhe të paparashikueshëm.

Pyetje: Irani është akuzuar dy herë nga Shqipëria për tentativa për akte terroriste në takimin e MEK në Manzë dhe e dyta në Kryegjyshatë, a është e rrezikuar Shqipëria nga një akti terrorist?

Rama: Nuk kemi të dhëna që ndihemi të rrezikuar, por nga ana tjetër kemi një regjim diabolik, dhe mund të jetë i paparashikueshëm.

/Abcnews.al/