Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shumë pranë rinovimit të kontratës. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga gazetari, Lu Martin, i cili theskon se tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për të diskutuar mes palëve.
Lajmi është mbeshtetur dhe nga “Daily Mail” dhe mesa duket gjithçka po shkon shumë mirë. Kujtojmë që kontrata aktuale e spanjollit përfundon në fundin e këtij sezoni dhe në ditët e fundit ishin shtuar shumë zërat se Guardiola do të largohej nga “Qytetarët”.
Morning everyone.
Pep Guardiola and Man City have reached an agreement in principle for a new contract. Pep would stay in the Premier League and it could be official shortly. Looks like more than a one-year extension.
— Pol Ballús (@polballus) November 19, 2020
Sipas raportimit të gazetarit, marrëveshja e re do të përfundojë në verën e vitit 2022 si dhe në të do të jetë opsioni për të rinovuar dhe për një tjetër sezon. Nëse Pep do t’a respektojë kontratën e re, atëherë ai do të qëndrojë shtatë sezone në krye të Cityt. /abcnews.al


