Policia rrugore: “Masa të rrepta duke filluar nga hëna”

schedule12:45 - 19 Nëntor, 2017

schedule 12:45 - 19 Nëntor, 2017

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, deklaroi se të hënën do të ketë kontroll të intensifikuar të mjeteve dhe sensibilizim në kuadër të “Ditës së Përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore”. Ai u shpreh plani i masave, ka bërë që të ketë një numër më të ulët të aksidenteve, referuar 2016, por edhe 40 viktima më pak se në 2016.

Në ditën e përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore, Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola, deklaroi se të hënën fillon aksioni për të ndërgjegjësuar drejteusit e mjeteve, pasi numri i aksidenteve mbetet i lartë krahasuar me vendet e BE-së.

Një ndër shqetësimetm për nurmit 1 të policisë rrugore është edhe kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit ku trafiku rëndohet dhe në të njëjtën kohë shtohen edhe aksidentet. Për këtë arsye Tola theksoi se policia rrugore do të përdorë 20 radarë që do të zhvendosen në akset me trafik.

Në fund Tola foli edhe për ndryshimet mbi rritjen e ndëshkimit për aksidentet rrugore me vdekje është përdorimi i celularit në drejtimin e automjetit./abcnews.al

https://youtu.be/btH_Fk5FvwY