Efektet anësore të vaksinës Covid? Shqiptarja pjesë e grupit të punës në Oxford jep detaje

schedule12:23 - 11 Nëntor, 2021

schedule 12:23 - 11 Nëntor, 2021

Motrat binjake nga Patosi, të larguara shumë vite më parë në drejtim të Anglisë me kamion, kanë arritur që të jenë pjesë e grupit të shkencëtarëve më të mirë britanik.

Një nga motrat, e ftuar në ABC Live këtë të enjte me gazetaren Juli Xhokaxhi ka dhënë detaje për praninë e saj dhe të motrës në grupin e shkencëtarëve që është punuar për vaksinën anti Covid të Oxford-it.

Detina Zalli ka theksuar se vaksina nuk ka asnjë efekt anësor specifik dhe të gjithë personat. Sipas saj efektin vaksina e jep në 15 minutat e para dhe jo pas disa ditësh.

Unë punoj në departamentin që është punuar vaksina e Oxfordit, janë shumë efektive dhe pse ka shumë efekte anësore por që janë të përgjithshme, unë dhe të afërmit e mi janë të vaksinuar, dhe jam pro tyre sepse janë mbrojtëse ndaj virusit. Është e vërtetë që duhet që të konsiderojmë se efekasiteti i vaksinës është deri në 6 muaj ndaj po jepet dhe doza e tretë njëlloj si vaksina e gripit, por njerëzit që janë të vaksinuar e kalojnë më lehtë koronavirusin. Sistemi imunitar është kyçi jonë, dhe pa atë është e pamundur që të luftosh sëmundje, është e vërtetë që rastet me Covid janë të pakta.

LEXO EDHE: Iku me kamion drejt Anglisë, vajza nga Patosi tregon vështirësitë dhe arritjet e saj në shkencë

Personi që ka kaluar Covid ka antitrupa dhe nëse e merr virusin ai do të sulmohet nga antitrupat dhe nëse vaksinohet është një forcim imuniteti dhe nuk do të sjellë asnjë gjë të keqe.

Efekti I vaksinës nuk ka asnjë ndikim në kodin gjenetik. Në momentin që merr vaksinën nëse ke alergji apo reaksion ai shfaqet brenda 15 minuta deri në 30 minuta dhe nëse ke gjëra tjera pas një jave mundësia është zero që ato të lidhen me vaksinën”, ka thënë Zalli.

Ndër të tjera e ftuar në ABC Live ajo ka dhënë detaje dhe në lidhje me projektin e saj më të fundit ku sëbashku me të motrën po punojnë që të bëjnë pjesë e projekteve shkencore dhe nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri.

Unë kam ardhur për organizatën “We Speak Science”,  që kam bashkë me motrën Argitën dhe me një grup tjetër dhe qëllimi është që të rrisë nivelin e shkencës. Skuadra përbëhet nga shkencëtarë të mëdhenj që kanë punuar ose punojnë në NASA dhe në universitete të ndryshme qëllimi është që të vëmë sa më shumë në pah prirjet e tyre.  Ne do duam që të kemi sa më shumë projekte në Shqipëri dhe të gjithë gjërat që kanë bërë studentët I kanë bërë me entuziazëm dhe kjo na bën që dhe ne ti ndihmojmë sa më shumë”, është shprehur ndër të tjera ajo. /abcnews.al