Një e moshuar ka humbur jetën ndërsa shtëpia ku ajo jetonte e vetme ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugicën e njohur si e Koplikëve në Shkodër. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por sipas informacionit paraprak të Policisë e moshuara jetonte e vetme dhe mund të ketë lënë ndezur ndonjë bombul gazi. Vdekja e saj ka ardhur si shkak i asfiksisë. /abcnews.al
Shkrumbohet një shtëpi në Shkodër, humb jetën e moshuara
schedule11:55 - 11 Janar, 2019
schedule 11:55 - 11 Janar, 2019

