Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Akademi barinjsh”, Korreshi i përgjigjet ministres: Kryebaresha nga Blloku, po guna leshi do rimbursoni?

schedule19:09 - 5 Nëntor, 2021

schedule 19:09 - 5 Nëntor, 2021

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas nismës së qeverisë të prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca për hapjen e akademisë së barinjve.

Korreshi shkruan në rrjetet sociale se vetëm kjo qeveri mund të ketë një ministre bujqësie të lindur në Bllok.

“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.

O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete.  Zonja ministeshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??”, shkruan Korreshi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!