Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria ndalon mishin nga Brazili/ Nga shtatori ndërpriten importet, kufizimi nga BE për tregjet europiane

schedule18:20 - 11 Gusht, 2026

schedule 18:20 - 11 Gusht, 2026

Shqipëria merr masa  për ndalimin e importit të mishit nga Brazili.

Burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë thonë se aktualisht ka nisur puna për informimin e operatorëve në treg të cilët merren me import të mishit nga Brazili në Shqipëri.

Kjo masë ndaluese vjen si rezultat i një vendimi të marrë nga Bashkimi Europian.



Nga të dhënat rezulton se Brazili  është furnizuesi kryesor me mish viçi, derri, lope dhe pule për Shqipërinë .Ndërsa  vendi jonë  importon mish nga ferma braziliane të certifikuara nga Bashkimi Europian

Pas problematikave të hasura në tregjet europiane Komisioni Europian ka vendosur  se nga 3 shtatori Brazili nuk do të mund të eksportojë më në tregun e BE-së kafshë për prodhim ushqimor dhe produkte si mish viçi, shpendë, apo vezë.

Ky vendim erdhi pasi produktet që vijnë nga ky vend  nuk garantojnë respektimin e standardeve europiane për përdorimin e antimikrobikëve gjatë gjithë ciklit të jetës së kafshëve.

Rregullat e Bashkimit Europian ndalojnë përdorimin e antibiotikëve dhe substancave të tjera për rritjen e prodhimit në blegtori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!