Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin, i cili aksidentoi ditën e djeshme një 40-vjeçare te Rruga e Kavajës, në kryeqytet. Sipas uniformave blu është vënë në pranga Elidon Sefolli, 20 vjeç.
“E. S, 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se mjeti ka qenë me shpejtësi, ndërsa e hodhi këmbësoren në ajër. E plagosura ndodhet në spital në gjendje të rëndë. /abcnews.al