Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë

schedule12:52 - 26 Gusht, 2026

schedule 12:52 - 26 Gusht, 2026

Arrestohet një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga Policia në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.



Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!