Superkompjuteri “shpall” Manchester City-n kampion të Premier League, renditja e tabelës

schedule14:59 - 1 Nëntor, 2021

schedule 14:59 - 1 Nëntor, 2021

Një parashikim nga një “Superkompjuter”, se cila skuadër do të jetë fituese e Premier League ka marrë vëmendje të madhe.

“Superkompjuteri” ka parashikuar një fund emocionues për skuadrat angleze, ku 3 skuadrat e para në tabelë i ndan vetëm 1 pikë.

Tabela e krijuar nga “Fiverthirtyeight.com”, ka shpallur fitues të kampionatit Manchester City-n me 82 pikë, ndërsa në vendin e dytë është renditur Liverpool me pikë të njëjtë me Manchester City, ndërsa në vendin e tretë Chelsea me 81 pikë, 1 pikë më pak se dy skuadrat e para.

Manchester United është renditur në vendin e Katërt me 64 pikë, 18 pikë larg vendit të parë.

Arsenal dhe Tottenham janë të renditur ekzaktësisht në vendin e 6 dhe 8, ndërsa surprizë është renditja e Newscastle në vendin e parafundit, ku kalohet nga Watford, ndërsa në fund renditet Norwich, ku aktivizohet edhe lojtari shqiptar Milot Rashica.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!