Studentët i rikthehen protestës para Kryeministrisë

schedule10:54 - 7 Janar, 2019

schedule 10:54 - 7 Janar, 2019

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar studentët i janë rikthyer sot sërish protestës para Kryeministrisë. Studentët e Universiteteve Publike i jane rikthyer sot protestes se tyre pas pushimeve te vitit te ri. Mëngjesin e sotëm studentët protestues janë mbledhur nëpër fakultete për t’u grumbulluar më pas para Kryeministrisë.

Ata kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria. Studentet shprehen për ABC News se nuk jaën për përshakllëszim të protestës apo bllokimit të rrugëve, por janë të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Jemi kundë rmbylljes së rrugës, se na kthehen edhe qytetarët kundër, nuk jemi për shkallëzim”.

Në fund të vitit të shkuar qeveria miratoi 12 vendime për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Po ata janë shprehur se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, duke theksuar se në thelb të shqetësimeve, qëndron pikërisht anulimi i Ligjit për arsimin e lartë.

Pas  vendimeve të miratuara nga qeveria fundvitin e shkuar, studentët riformuluan 4  kërkesa:

-Përgjysmimi i tarifave në të gjitha nivelet e studimit,

-Rritja me 50% e peshës së votës studentore,

-Dyfishimi i buxhetit të shtetit për universitetet publike -Ndalimi i financimit të universiteteve private nga buxheti i shtetit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!