Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar u është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Gucatit, Jonathan Elystan Rees, rreth dokumenteve të emërtuara si paketa 3, të cilat ishin sekuestruar nga OVL-UÇK.
Dëshmitarja Zdenka Pumper, e cila është hetuese në ZPS, ka thënë se materiali të cilin e ka shqyrtuar dhe emërtuar si paketa 3 përfshin dokumente nga organizatat ndërkombëtare dhe intervista me individë.
Avokati Rees: Në lidhje me paketën 3 dhe materiali që ju e përmendet si material i marrë nga subjektet e tjera, organizatat ndërkombëtare, që ju e etiketoni paketa 3, përfshirë referencën ndaj deklaratave të dëshmitarëve në çështje të tjera, nuk ka përfshirë deklaratat e dëshmitarëve apo provat që lidhen me to, të tyre?
Dëshmitarja Pumper: Materiali për të cilin flas përfshin dokumente të cilat i kishim përfituar nga organizatat ndërkombëtare dhe gjithashtu intervista të kryera me individë të cilët përmenden në paketën 3.
Avokati Rees: Mendova dokumentet që i keni etiketuar paketa 3 ishin kopje të paplota të produkteve të punës së brendshëm të ZPS-së, për të përmendur fjalët tuaja.
Dëshmitarja Pumper: Po.
Avokati Rees: Pra, nuk përfshiu deklaratat e dëshmitarëve dhe dokumente të tjera si transkripte për shembull.
Dëshmitarja Pumper: Dokumentet përmbajnë referenca ndaj dokumenteve dhe intervistave me individë.
Pas kësaj, seanca ka vijuar e mbyllur me kërkesë e prokurores, për shkak të referencës në numrin e çështjeve.
Më tej, avokati Rees ka prezantuar disa dokumente, të botuara në media, por të njëjtat nuk kanë qenë të hapura për publikun.
Ai ka pyetur hetuesen e ZPS-së rreth kopjimit të dokumenteve të cilat janë pjesë e paketës 3.
Avokati Rees: A është e drejtë të thuhet se nëse një dokument është fotokopje, atëherë bëhet një fotokopjim i dokumentit nga ku është bërë fotokopja, d.m.th. nëse ka shenjë kapëse në dokumentin parë, atëherë i takon të ketë shenjë kapëse edhe në dokumentin e fotokopjuar?