Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për policët e arrestuar. Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur “arrest në burg” për Durim Murja.
Në “arrest shtëpie” janë lënë Jashar Shehu dhe Arjan Balla. Sakaq, gjykata ka caktuar “pezullim nga detyra” dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për Matilda Hamollari, Petro Fraholli, Klemend Pikuli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati, Kamber Kllogjeri. Krenar Gjokutaj “detyrim për t’u paraqitur”.
Efektivët u arrestuan pasi dolën në përgjime duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve dhe tolerimin e qytetarëve që kryenin shkelje. /abcnews.al