Mesfushori i Egnatias, Majkëll Agbekpornu, i është nënshtruar një operacioni në gju, pas dëmtimit që mori në ndeshjen kundër Kastriotit në kampionat.
Pikërisht ditën e sotme lojtari ganez u operua në gju duke e kaluar me sukses këtë sfidë për të.
Ne faqen zyrtare të Egnatias është postuar lojtari i operuar ku tregohet edhe periudha që lojtari do qëndrojë jashtë fushës së blertë.
Siç thuhet në postim lojtari do mund të kthehet pas 1 muaji. 23-vjeçari do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Gugash Magani, duke pasur parasysh se ishte një titullar fiks i skemave të tij.
f.a/abcnews.al