Mund të vish për të vizituar atraksionet turistike, por mund të trajtosh edhe dhëmbët. Në Shqipëri vitet e fundit turizmi dentar po lëvrohet në mënyrë sporadike, por që nga viti i ardhshem ai do të përfshihet në paketat turistike.
Agjencia Kombëtare e Turizmit sëbashku me Shoqatën e Stomatologëve të Shqipërise po evidentojnë subjeketet private shqiptare të interesuar për të ofrar një shërbim të tille tek të huajt për të krijuar më pas rrjetin e klinikave stomatologjike dhe agjencive turistike.
Por pse duhet të vijnë të huajt për të trajtuar dhëmbët në vendin tonë? Dorian Hysi, kryetar i Shoqatës së Stomatologëve të Shqipërisë jep disa arsye.
Nisma u prezantua në konferencën e 23 kombëtare dentare shqiptare ku për herë të parë profesionistë nga vende të ndryshme të botës referuan në konferenca shkencore. Ndanë eksperiencat e tyre me kolegët shqiptarë, të cilët u njohën edhe me teknikat e reja që u prezantuan në një panair ku morën pjesë kompani prestigjoze./abcnews.al
https://youtu.be/ZQxhuEChvCw