Bardhi: SHISH na ka konfirmuar se gjatë fushatës politikanët kishin lidhje me kriminelë

schedule22:59 - 21 Tetor, 2021

schedule 22:59 - 21 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, ku u shpreh se Shërbimi Informativ i Shtetit i ka konfirmuar PD-së se gjatë fushatës zgjedhore ka patur politikanë të liudhur me eksponentë të krimit të organizuar.

Ju e dini që Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) bën përgjime parandaluese, nuk është se ka përgjime proceduriale që çojnë në burg. Janë indicie apo të dhëna që shërbejnë më pas për të çuar informacion në organet ligjzbatuese. Ajo që unë mund të konfirmoj, është që zyrtarisht ne na është konfirmuar në kuadër të informacionit që kemi kërkuar për zgjedhje, që gjatë fushatës zgjedhore ka të dhëna të mbledhura nga SHISH për lidhje të politikanëve me eksponentë të krimit të organizuar. Këto përbëjnë sekret shtetëror dhe nuk i vihen dot në dispozicion PD-së, por janë të dhëna që ndodhen atje dhe në kuadër të këtij procesi do duhet… Pse bëjmë sikur se dimë ne këtë”, tha Bardhi.

Deputeti demokrat tha se sipas tij organet ligjzbatuese në Shqipëri kanë të dhëna të plota për politikanë që bashkëveprojnë me eksponentë të krimit të organizuar.

Organet ligjzbatuese shqiptare në këtë moment që flasim disponojnë të dhëna të plota për  politikanë që bashkëveprojnë, politikanë që kapen në përgjime, në telefonata me eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar. Nuk dënohen. Ama kjo mburojë politike që këta politikanë i japin krimit të organizuar bëhet në shkëmbim të favoreve. Kriminelët duke shkelur ligjin, politikanët ndihmohen nga kriminelët në zgjedhje për të fituar zgjedhjet”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!