Roma është turpërur në Norvegji nga modestët e Bodo/Glimt duke humbur 6-1.
Erik Botheim hapi serinë e golave në minutën e 8′, ndërsa në minutën e 20′ dyfishuan me Patrick Berg.
Carles Perez ngushtoi shifrat në 2-1 duke e mbyllur kështu në disavantazh pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte një katasrofë e vërtetë për Romën pasi pësuan edhe katër gola të tjerë.
Botheim shënoi golin e dytë përsonal në minutën e 53′.
Ola Solbakken arriti të shënojë në minutën e 71′ për 4-1.
Vetëm pak minuta më vonë Amahal Pellegrino realizoi për 5-1 në min e 78′.
Kurse rezultatin final 6-1 e vulosi Botheim në min e 80′ duke kompletuar hat-rikun në këtë takim.
Pas kësaj disfate turpëruese tani Roma zbret në vendin e dytë në grupin C me 6 pikë, ndërsa Bodo/Glimt është i pari me 7 pikë. /abcnews.al/