Një noteri në Sarandë i kanë hyrë me dhunë në banesë dhe i kanë vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.
Policia njofton se rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar Thoma Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.
Pronari i banesës nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.
Po hetohen rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al/

