Vdekjet misterioze në Shqipëri, nga vajza me simbole në trup te familja që u shua për kërpudhat

schedule15:49 - 19 Tetor, 2021

schedule 15:49 - 19 Tetor, 2021

Vdekja e 4 anëtarëve të një familjeje ruse në një hotel luksoz në Qerret të Kavajë, vijon të mbetet ende mister. Vdekje të tilla të mistershme në vendin tonë janë shumë, por ABC ka zgjedhur të risjellë në vëmendje vetëm 4 prej tyre, për arsye të njohjes, raportit mediatik, misterit që mbartin dhe kuriozitetit që shtojnë te publiku.

Lexo edhe: Ende mister vdekja e familjes së pasur ruse, Kreu i Hetuesve të Rusisë kërkon informacion, flet mikesha e tyre

Bëhet fjalë për  vdekjen e  23-vjeçares Evgjeni Baxho që u gjet pa shenja jetë më 18 maj në shtëpinë e saj; Vdekjen  e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjakova në Durrës si pasojë e helmimit nga kërpudhat; rasti i familjes Josifi në Tiranë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë, u gjetën të vdekura në një banesë në lagjen “Kombinat”, ndërsa vajza tjetër, Blerta arriti të shpëtonte për ndërhyrjes së policisë; Rasti tjetër është vrasja e 23 vjeçares Englantina Buci nga babai Faik Buci, 66 vjeç dhe vëllai Shkëlzen Buci. Ata e vranë të bijën e tyre, pasi kishte vendosur të jetonte me një djalë, për të cilin ata nuk jepnin aprovimin e tyre.

Vdekja e Evgjeni Baxho

Vdekja e Evgjeni Baxhos në Tiranë  ka ngjallur disa mistere që ende nuk kanë marrë përgjigje. Në trupin e saj u gjetën disa simbole të pikturuara me bojë të kuqe.Ekspertët shprehen se janë tregues të një rituali satanik të kryer nga një sekt mbi të renë. Ndërkohë simbole të ngjashme me ato që u gjetën të vizatuara në barkun e 23-vjeçares Evgjeni Baxho janë pikturuar pas vdekjes së saj edhe në një mur prapa gjimanzit “Ismail Qemali” në kryeqytet. “Ai po vjen”, shkruhej në gjuhën angleze, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet e paqartë domethënia e këtij simboli. Kujtojmë se në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, por ngjarja ishte më e komplikuar se kaq. Evgjeni Baxho u gjet e vdekur më 18 maj në banesën me qira pranë lagjes “Ali Demi” në Tiranë, ndërsa disa ditë më vonë u publikuan fotografi të shenjave të mistershme në trupin e saj, për të cilat policia nuk ka asnjë shpjegim deri më tani.

Vetëflijimi i familjes Josifi në Tiranë, ku vdiqën nënë e bijë

Një tjetër rast i bujshëm është ai i familjes Josifi në Tiranë. Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë, u gjetën të vdekura në një banesë në lagjen “Kombinat”, ndërsa vajza tjetër, Blerta arriti të shpëtonte për ndërhyrjes së policisë. Të treja ato i ishin nënshtruar heqjes dorë nga ushqimi për një kohë të gjatë. Fillimisht ndërroi jetë Anisa Josifi, e cila u mbajt për disa muaj e vdekur në krevat nga nëna dhe motra, Blerta. Ndërkohë që prisnin ringjalljen e Anisës, nëna dhe Blerta hoqqën dorë nga ushqimi në formë sakrifice. Disa muaj më pas ndërroi jetë edhe Zhaneta Josifi, ndërsa të afërmit alarmohen për shkak të mungesës së tyre dhe njoftojnë policinë, e cila pas ndërhyrjes gjen në kushte të rënda shëndetësore, vajzën tjetër të familjes, Blertën. Pas hetimeve u zbulua se familja kishte praktikuar një rit të çuditshëm fetar përmes të cilit ishin vetësakrifikuar nëna dhe vajza. N

Vdekja nga helmimi me kërpudha i tre anëtarëve të familjes nga Gjilani

I mistershëm aq sa është dhe vdekja e 4 rusëve në Kavajë ishte në fillimet e hetimeve edhe vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti nga Gjakova gjatë pushimeve në Durrës.  Në fillim u dyshua vrasje, pastaj ekspertiza nxorri se vdekja e tyre erdhi si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Ata shkuan në gjendje të rëndë në QSUT dhe pasi kryen të gjitha ekzaminimet, janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë, por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre, u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata nuk mundën të mbijetonin, ku fillimisht ka ndërruar jetë Elfete Haliti,  një ditë pas helmimit më 6 maj. Një ditë pas saj, më 7 maj, ndërroi jetë edhe i biri, Elfete Haliti, ndërsa një ditë pas tij, më 8 maj ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ferzinaze Haliti. 3 anëtarët e familjes Haliti, gjyshja Elfete,78 vjeçe, djali i saj Afrimi, 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, humbën jetën në QSUT në Tiranë, pasi prej 3 ditësh kishin shfaqur shenja të rënda të helmimit. Helmimi i tyre ka ndodhur më 5 maj të këtij viti deri sa më 8 maj mbyllën sytë me diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetrit.

Vrasja e Englantina Bucit nga babai dhe  vëllai për nder

Vrasja makabre e 23 vjeçares Englantina  Buci nga babai dhe vëllai, shpërnqendroi  hetimet në shumë pista fillimisht për shkak të skenarit që ishte përgatitur. Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç dhe Shkëlzen Buci, vranë të bijën e tyre, pasi kishte vendosur të jetonte me një djalë, për të cilin ata nuk jepnin aprovimin e tyre. Eglantina, 23 vjeçe, që shihni në këtë foto, pavarësisht mohimit të familjes, shkoi në zonën e Freskut me djalin që donte, dhe aty çifti jetoi për disa kohë në një apartament me qira. Edhe pse kishin humbur çdo kontakt, e reja vëzhgohej nga i ati, Faiku. Pas ndarjes me të ëmën e vajzës, me të cilën kishte rritur 4 fëmijë, Faiku asokohe 58 vjeç, jetonte me një grua nga Shkodra. Por megjithëse vetë kishte parë “jetën e tij”, nuk donte që të njëjtën gjë ta bënte e bija. Eglantina ishte nën mbikqyrjen e tij, pasi Faiku priste momentin për ta vrarë. Duke mos gjetur kohën e përshtatshme, babai ia kërkoi të birit që të mbaronte punë. Shkëlzeni, asokohe 29 vjeç, i përfshirë rishtaz në botën e krimit, kontaktoi një shokun e tij dhe të motrës. Ky person, është edhe dëshmitari kryesor i krimeve që ka kryer Shkëlzeni, dhe është edhe bashkëpunëtor i drejtësisë. Shkëlzeni i kishte kërkuar prej kohësh që të ruante të motrën, dhe njërën nga ditët, ai i mori në makinë të dy, vëlla e motër dhe u drejtua për në zonën e Malit me Gropa në periferi të Tiranës. Rruga për tek Mali me Gropa u shoqërua nga grindja e ashpër motër e vëlla, bazuar në rrëfimin e këtij dëshmitari. Ishte skeleti i copëtuar nga kafshët në Malin me Gropa, që tregoi se i përkiste Eglantina Bucit. Policia dhe Prokuroria vijuan edhe për tri vite që nga 2017 kur ndodhi vrasja, derisa dokumentuan me prova se Shkëlzen Buci dhe Faik Buci, vranë vajzën e familjes, Eglantinën pasi nuk pranonin që ajo të vazhdonte lidhjen e saj. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!