Një histori aspak e njohur ka ndodhur në Angli, ekzaktësisht tek skuadra e Manchester City.
Është pikërisht futbollisti 19-vjeçar, Kol Palmer, i cili këtë fundjavë ka luajtur dy ndeshje brenda ditës.
Në fillim luajti me skuadrën e pare të Man.City, ku hyri si zëvendësues në fushën e lojës ndaj skuadrës së Burnley, teksa “qytetarët” po fitonin me rezultatin 2-0. Mënjeherë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, lojtari ka udhëtuar drejt stadiumit të Akademisë, për të luajtur më skuadrën e të rinjëve, ku u aktivizua titullar. Palmer arriti të shënojë 3 gola duke i dhuruar 3 pikë skuadrës së tij.
Për këtë situatë është shprehur vetë futbollisti 19-vjeçar, ku dukej i kënaqur që arriti të aktivizohej me të dy skuadrat brenda dytës dhe aq me tepër të shënonte 3 gola.
“Të luash me ekipin e parë në orën tre, pastaj të udhëtosh drejt Stadiumit të Akademisë dhe të shënosh një tregolësh dhe tre pikë të tjera, është mrekulli. Unë pashë që skuadra e të rinjve do të luante në orën 19:30 pasdite dhe ekipi i parë ishte në orën 3 Kështu, mendova se nëse nuk luaj 30 minuta ndaj Bërnlejt, mund të udhëtoja për te ekipi i akademisë.
Unë jam duke bërë atë që dua. Nuk mund të ankohem. Është e vështirë të mbash përqendrimin dhe të ruash energjinë gjatë gjithë ditës, por përveç kësaj, më pëlqeu. Unë përpiqem të argëtohem dhe të gëzoj tifozët me golat e mia’’, deklaroi Palmer. /abcnews.al