PS mbledh të premten Asamblenë, Rama do të bëjë bilancin e qeverisjes

schedule14:26 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 14:26 - 26 Dhjetor, 2018

Partia Socialiste pritet të mbledhë të premten  në orën 10.00 Asamblenë Kombëtare. Sipas axhendës së punimeve i pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama i cili do të paraqesë bilancet e punës së qeverisë por edhe të strukturave të Partisë Socialiste.

Sipas axhendës së zbardhur priten të merren edhe disa vendime në këtë Asamble siç janë :

miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste në datë 30 mars 2019, miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!