Basha akuzon me emra, Alibeaj në “Log.”: Kush quhen oligarkë, godasin konkurrencën

schedule23:37 - 14 Tetor, 2021

schedule 23:37 - 14 Tetor, 2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në seancën e sotme në Kuvend i përmendi Edi Ramës emrat e disa biznesmenëve duke e akuzuar drejtpërdrejt për lidhje me ta.

Ndërkohë në mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.”, deputeti Enkelejd Aliabeaj është shprehur se Basha i ka përmendur këto emra që nga viti 2018.

“Ka së paku që prej 2018. Lulzim Basha po të doni. Kemi qenë në një simpozium nga PD dhe u prezantua mbi ligjin ndiq paranë. Anti-korrupsion. Ku u deklaruar emrat e tyre bizneseve të shndërruar në oligarki. Biznese që përdorin e bëjnë në mënyrë të privilegjuar fuqinë e pushtetit të lidhur me pushtetin duke goditur konkurrencën dhe ekonominë e tregut. Sot janë të dhëna të bërë publike.”

Sipas Aliebajt, është detyra e opozitës të tregojë emrat e këtyre dhe “bëmat” e qeverisë.

“Paraja e buxheti i shtetit përdoren si të vetat nga Rama dhe i përdor me këta. Administrator i parave që i keq menaxhon Rama janë kjo kastë e ngushtë.” tha Alibeaj.

Alibeaj ka argumentuar se kjo nuk është goditje ndaj biznesit por sipas tij me këto denoncime po u krijon një klimë të ndershme bizneseve të tjera të mëdha.

“Është ndihma kryesore se biznesi i ndershëm kërkon barazi që paraja publike të kalojë në procedura korrekte tenderimit.” tha Alibeaj.

Më tej deputeti demokrat ka bërë edhe një dallim mes tij të oligarkëve dhe biznesit të madh duke thënë se janë oligarkët ata që përfitojnë dhe udhëtojnë me pushtetin.

“Të bëjmë dallimin. Biznesi i madh është i ndershëm se paguan taksa nuk udhëton me charter me ministra, Nuk merr pa garë tender koncesione e rrugë. Por ai biznes që përdor fuqinë e madhe të shtetit për të spastruar biznesin e ndershëm për të futur parat në xhep është oligarki.” përfundoi Alibeaj. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!