Basha akuzon Ramën me emra për koncesionet: Unë nuk pështy mbi Sali Berishën

schedule12:05 - 14 Tetor, 2021

schedule 12:05 - 14 Tetor, 2021

Lulzim Basha lëshoi akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare lidhur me menaxhimin e pasurive publike duke përmendur edhe emra konkretë.

Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrëseve dhe oligarkëve të tu. Përse të ra heshtja ty radhën e kaluar kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë.

Do emrat ti? Të mori Baca Çet ty, kështu? Samiri të mori për tunelin e Llogorasë? Çfarë emri tjetër do? Tiranë thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive të tua.

Importi i bananeve është rritur. Bravo (duartroket). Të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës edhe ata që ishin jashtë oborrit janë futur në oborr sot. I do emrat apo jo? Ta mban? Shko tako përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese partnere dhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veprojë” tha Basha.

Për Sali Berishën, Lulzim Basha tha se nuk pështyn mbi bashkëpunimin 16 vite mes tyre. “Më i keqi dhe hajduti i qeverisjes sonë nuk krahasohet me më të mirin tuaj.

Ne e kemi nisur dhe do ta çojmë në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën, nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, që ty të eksiton ndoshta në cdo sens, të përbaltjes, të llumit dhe gënjeshtrave.

Pyes veten time cfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës jo thjeshtë për demokratët. E di që ka një rrugë për të shkuar ty, dhe ajo ka nisur dhe fatkeqësisht ajo rrugë të merr edhe ty tatëposhtë dhe nuk e fuqinë mbi tokë të të ndalë. Nuk ka zot që të shpëton” tha ai./ db/Abcnews.al