Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bradhi menjëherë pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend ka publikuar vendimin e arbitrazhit për çështjen “Bechetti”.
Sipas Bardhit, Rama gënjen kur thotë se ato janë konfidenciale dhe të pa publikuara askund.
“?Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”. ?
? Edi Rama nuk ka hallin e konfidencialitetit. Ka thjesht hallin e vet personal. Ai do ta paguajë dëmin, jo shqiptarët!” shkruan Bardhi./abcnews.al/