Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Raportohet se personi në fjalë ka marrë një plumb në këmbë.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se plumbat kanë kapur edhe një person të dytë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” . /abcnews.al/