22 vjeçarja Gabby Petito është mbytur, ndoshta tre ose katër javë para të gjendej trupi i saj i pajetë. Lajmi është konfirmuar për mediat amerikane pas përfundimit të autopsisë nga ana e mjekut ligjor.
Ndërkohë FBI është ende duke kërkuar të fejuarin e saj Brian Laundrie, i cili u rikthye në shtëpi pa atë, pas disa pushimesh të gjata në parqe të ndryshme amerikane.
Trupi i pajetë i vajzës së re u gjet në 19 shtator pranë një zone kampingu jo shumë të frekuentuar përgjatë kufirit të parkut kombëtar Grand Teton, në Wyoming. Nuk është e qartë nëse rezultatet e autopsisë mund të shkaktojnë ngritjen e akuzave të reja ndaj të fejuarit të Petitos./abcnews.al