Përmes një deklarate për shtyp PD ka vijuar të hedhë akuza kundrejt qeverisë, duke thënë se kriza energjetike është një pretekst.
Nënkryetarja e komisionit parlamentar të Eknomisë në Sorina Koti tha se kryeministri Rama dje shpalli sipas saj planin “ për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera”.
Teksa nënvizon se fjalimi i djeshëm i kryeministrit me planin ishte që të hiqte përgjegjësinë nga vetja, Kote ka treguar sipas saj se si keqmenaxhohet energjia elektrike. Duke treguar detaje nga menaxhimi i kilovatëve energjetike nga KESH dhe OSHEE, Kote thotë se Shqipëria ka prodhuar mjaftueshëm energji elektrike për konsumin e brendshëm, por sipas deputetes një sasi e mirë e tyre është shitur nën vlerën reale të tregut.
“Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët. KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KWh. Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KWh. Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld kWh është shitur (eksportuar). Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KWh. Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji. Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MWh. Ndërsa çmimi i importit është 260 € MWh“, thuhet në deklaratën e PD.
Ajo thotë se krizë energjetike nuk ka, por ka vetëm keqmenaxhim nga ana e qeverisë.
Deklarata e plotë e PD përmes Sorina Kotit:
Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e vecanërisht në pranverë e në verë. Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare. Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij.
Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët. KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KWh. Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KWh. Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld kWh është shitur (eksportuar). Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KWh.
Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji. Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MWh. Ndërsa çmimi i importit është 260 € MWh
Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH. Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €;
Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €. Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.
Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkuesëmërinë që vijon të cënojë besimin te institucionet dhe drejtësia!