Asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë nga 2.347 testime të kryera raporton 30 raste të reja me virus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërsa që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.
Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671 Në total numri i rasteve aktive është 1.676